Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kritikuar ashpër sulmet e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, drejtuesit të SPAK. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetin social X, BE thekson se nuk është e pranueshme të pengohet puna e drejtësisë dhe se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk kanë vend në një demokraci. BE gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e saj për gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadat e SHBA-së dhe e Britanisë në Tiranë kanë bërë të njëjtën gjë, duke shprehur mbështetje për punën e SPAK dhe të Altin Dumanit.
Opozita paralajmëron katër protesta, Koka: Fragmentarizimi i shërben Ramës
Opozita ka paralajmëruar zhvillimin e katër protestave të ndara kundër qeverisë, të planifikuara brenda katër ditësh radhazi. Edhe pse aktorët...








