Skip to content
Bota

Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada Amerikane

· 1 min lexim

Ambasadori amerikan në Izrael ka bërë të ditur se godina e konsullatës së SHBA-së në Tel Aviv ka pësuar dëme të lehta si pasojë e sulmeve me raketa të ndërmarra nga Irani gjatë natës.

Përmes një postimi në platformën X, Mike Huckabee bëri të ditur se ndërtesa u prek nga shpërthimet që ndodhën pranë zonës së konsullatës, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale.

Ndërkohë, ambasada kryesore amerikane në Jerusalem do të mbetet e mbyllur përkohësisht, pasi urdhri për qëndrimin në strehim është ende në fuqi për të gjithë personelin.

Autoritetet konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar mes stafit diplomatik amerikan.