Skip to content
Bota

Sulm terrorist në jug të Londrës, agresori qëllohet për vdekje nga policia (Video)

· 1 min lexim

Një sulm terrorist ka ndodhur këtë pasdite në jug të Londrës, raporton Daily mail.

Një person i armatosur me thikë, ka qëlluar disa herë kalimtarët në rrugë, më pas është qëlluar për vdekje nga policia.

Kjo ngjarje vjen tre muaj pasi dy persona u vranë në urën e Londrës.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 14:00 me orën lokale. Efektivët thanë se disa persona ishin qëlluar me thikë dhe e kanë konsideruar ngjarjen si një akt terrorist.

Ata deklaruan gjithashtu se agresori është vrarë nga policia e kryeqytetit britanik.