Skip to content
Kryesore

Stuhia në Librazhd/ U përmbytën rrugët, disa automjete mbetën të bllokuara

· 1 min lexim

Shiu i rrëmbyeshëm i një nate më parë ka shkaktuar përmbytje në Librazhd. Sipas raportimeve mësohet se uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjetet e tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku personat e bllokuar janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse që arritën në vendngjarje.

Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd, pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit.

Rruga është hapur rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.