Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Studimi izraelit: Vaksina të mbron ndaj Long-Covid dhe ftohjes

15:55 30/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Studiues izraelitë kanë zbuluar, se vaksina të mbron nga sëmundje pasuese të mundshme pas infektimit me Corona dhe madje edhe nga ftohja. Nga ana tjetër, me Omikron infektohen edhe shumë të shëruar.

Kush është i vaksinuar, ka një rrezik më të vogël të zhvillojë simptoma “Long-Covid” – kështu quhen simptomat si lodhja kronike apo sëmundje të tjera që të shëruarit shpesh informojnë pas infektimit me Corona. Këtë e tregon një studim paraprak i mjekëve të klinikës universitare “Bar-Ilan” në Safed, Izrael, i cili u publikua më 25.01. në revistën shkencore “Nature”. Rastet që kanë marrë në shqyrtim mjekët, lidhen të gjitha me fazën e parë të fushatës së vaksinimit, pra nga marsi 2021.

Studiuesit kanë pyetur për projektin e tyre më shumë se 3000 vetë të testuar me PCR për simptoma të mundshme Long-Covid. 951 prej tyre ishin provuar si të infektuar. Rezultati të jep të dhënat e para, se imunizimi bazë të ndihmon të mposhtësh më mirë infeksionin. “Kjo është një arsye tjetër për vaksinimin”, thotë Michael Edelstein, epidemiolog në këtë universitet.

Simptomat aq të rralla si tek ata që nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar

Vaksina të mbron me mënjanimin e infektimit, por edhe nëse je infektuar, ecuria e sëmundjes është më e butë. Kjo reflektohet edhe tek pasojat afatgjata të atyre që janë sëmurur me COVID-19. Sipas studimit, të vaksinuarit kanë një gjasë 54% më të ulët të kenë dhimbje koke. Kurse tek simptomat e lodhjes kronike gjasat e të vaksinuarve për të zhvilluar lodhjen kronike janë 64% më pak, dhimbjet muskulare 68%. Këto vlera iu përgjigjeshin vlerave të dhënave nga personat që nuk kanë qenë të infektuar asnjëherë me SARS-CoV-2.

Për mjekët familjarë është shpesh shumë e vështirë ta diagnostikojnë qartë Long-COVID. Shpesh pacientët nuk ndjehen të marrë seriozisht, kur paraqesin ankesa të tilla. Simptomat tipike, si lodhja, dobësia e përgjithshme, marrje mendsh, dobësimi i përqëndrimit, dhimbjet e muskujve rrallë lidhen qartësisht me një infektim që ka kaluar. Long-COVID përfshin një numër të madh simptomash, që mund të shfaqen edhe nga sëmundje të tjera. Prandaj mjekët e kanë të vështirë të përcaktojnë qartë atë, sipas një studimi në Plosmedicine, të shtatorit 2021, për të cilën studiuesit morën të dhënat e 273.618 të shëruarve nga Corona.

 

Sipas studimit gati 60% e të infektuarve me COVID-19 edhe gjashtë muaj pas sëmundjes shfaqin simptona. Po ashtu ndodh edhe gripin. 40% e të shëruarve nga gripi ankohen se kanë simptoma të afërta me Long-COVID edhe pas gjashtë muajsh. Ka dallime të mëdha mes vlerësimeve për shpeshtësinë e shfaqjes së Long-COVID në bazë të asaj se cilat simptoma tipike merren për bazë. Kështu Shoqata Helmholtz e shikon këtë shpeshtësi rreth 10%. Me gjasë merren këtu për bazë diagnozat e qarta, vetëm rastet e rënda të Long-COVID./DW

Të tjera

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore
Bota

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Protestat kundër regjimit iranian vijojnë të përshkallëzohen në disa qytete të vendit, ndërsa bilanci i viktimave po rritet nga ora...

13:42 10/01/2026
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona
Bota

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Zhvillimi më i fundit në lidhje me tragjedinë e ndodhur natën e Vitit të Ri në klubin “Le Constellation” në...

19:26 09/01/2026
Para
171 të arrestuar në një javë, Policia jep njoftimin zyrtar

171 të arrestuar në një javë, Policia jep njoftimin zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

“Unë s’do kaloja në tunelin e Llogarasë”, inxhinieri Nazarko ngre alarmin për sigurinë

17:32 12/01/2026
Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

Autor i vjetër, foto dhe krim i njëjtë, vetëm viktima e re: Si u zhvaten 40 mijë euro, kësaj here në emër të Tonin Marinajt

14:53 12/01/2026
PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

PD kallëzon Niko Peleshin për “shpërdorim detyre” për çështjen Balluku

13:57 12/01/2026
Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

11:38 12/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.