Studentët po bëjnë atë që bëri vetëm Papa Françesku para katër vitesh!
Ishte Papa Françesku që mblodhi si rrallëherë të gjithë mediat botërore në kryeqytetin shqiptar më 21 shtator të 2014-s, ndërsa tani qëllimi i tyre është të ndjekin dhe të raportojnë për protestën e studentëve nga vendngjarja.
Për të shtatën ditë radhazi studentët vijojnë protestën për plotësimin e 8 kushteve të tyre, nga ulja e tarifës te rregullimi i konvikteve apo marrja e benefiteve si student.
Aktualisht në kryeqytet gjenden përfaqësues të mediave më prestigjioze të mbarë botës, nga “Reuters”, “Associated Press”, agjencia ANSA, si dhe gazetarë të “New York Times” e “Washington Post”.
Javën e kaluar këto dy mediat e fundit shkruan për një nga protestat më të mëdha jo-politike, që është organizuar në Shqipëri lidhur me arsimin.
![]()