Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK siguron një të penduar të drejtësisë, kush është bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës që zbërtheu skemën e korrupsionit

17:09 24/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Për herë të parë që nga themelimi i tij, SPAK ka një bashkëpunëtor drejtësie që ka pranuar të dëshmojë për korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se një nga personat më të afërt me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar të rrëfejë skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave në këmbim të statusit të të penduarës.

Bëhet fjalë për Adela Kondakçiun, e konsideruar si “truri financiar” i Xoxës, e cila ka dorëzuar në SPAK dokumentacion dhe prova të detajuara kundër çiftit.

Edhe pse vetë është e pandehur në këtë çështje, statusi i bashkëpunëtores së drejtësisë i jep mundësinë të përfitojë nga lehtësimi i dënimit sipas ligjit.

Dosja që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme përmban dëshmitë e 97 personave, kontrata, bilance financiare dhe komunikime të përftuara nga pajisje të sekuestruara. Të gjitha këto pritet të përdoren për të mbështetur akuzat ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje.

Arjola Xoxa

Sipas hetimeve të SPAK, Xoxa është një ndër personat e dyshuar për përfshirje në skema të dyshuara abuzive me fondet publike.

Prokuroria bën me dije se bashkë me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, ajo ka marrë pjesë në ngritjen dhe funksionimin e një mekanizmi të strukturuar për përfitime të parregullta financiare, përmes përdorimit të fondeve publike të Bashkisë së Tiranës në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme, me synim pasurimin personal dhe familjar.

Fillimisht, ndaj Xoxës ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas vlerësimit nga Gjykata e Posaçme, kjo masë u zbut në “detyrim paraqitje”.

Ndaj saj rëndojnë disa akuza të rënda: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (në 9 raste), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Mosdeklarimi apo deklarimi i rremë i pasurisë dhe interesave private”, sipas ligjit për personat që kanë detyrimin ligjor të deklarimit.

Etiketa: SPAKVeliajXoxa

Të tjera

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi
Aktualitet

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

Procesi gjyqësor për dosjen “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme duket se ka marrë një zhvillim të ri, duke dalë nga...

15:15 27/04/2026
Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive
Aktualitet

Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 21.3 milionë euro për shembjen e rrugës në Librazhd, një dëm që dyshohet se lidhet...

14:13 27/04/2026
Para
Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

Zbardhet dëshmia e gardianit që i dha telefonin Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

Zhbllokohet dosja “Veliaj”, GJKKO ndan çështjet dhe nis shqyrtimi

15:15 27/04/2026
Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

Shembja e rrugës në Librazhd, qytetarët do të paguajnë 21.3 mln euro për dëmet e kompanive

14:13 27/04/2026
“Hiqjani kafazin prej xhami”, avokati i Metës shpërthen në GJKKO, “Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit”

“Hiqjani kafazin prej xhami”, avokati i Metës shpërthen në GJKKO, “Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit”

14:03 27/04/2026
Zhupa: Paketa e Maleve, në kurriz të qytetarëve dhe pronës private

Zhupa: Paketa e Maleve, në kurriz të qytetarëve dhe pronës private

13:53 27/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.