Skip to content
Të Gjitha

SPAK shkrin Krimet e Rënda, ja ku u transferuan Arta Marku e Donika Prela

· 2 min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar sot pozicionet e reja për prokurorët e Krimeve të Rënda.

Ky organ do të shkrihet me krijimin e Prokurorisë së Posaçme dhe të gjitha dosjet do t’i kalojnë SPAK-ut.

Donika Prela e cila  drejtonte përkohësisht Krimet e Rënda është caktuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranës.

Asaj i janë bashkangjitur emra të njohur si Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj, Vladimir Mara e Manjola Kajana.

Kurse ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, është transferuar përkohësisht te Apeli i Tiranës.

Vendimi hyn në fuqi brenda 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Lista e prokurorëve të transferuar nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda:

  • Blerim Tominaj
  • Besim Hajdarmataj
  • Doloreza Musabelliu
  • Arens Çela
  • Artan Bajrami
  • Eugen Beçi
  • Elisabeta Imeraj
  • Manjola Kajana
  • Përparim Kulluri
  • Vladimir Mara
  • Sonila Muhametaj
  • Pranvera Pustina

Transferimet në rrethe

  • Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  • Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
  • Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë
  • Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër.