Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK sekuestron dhjetëra pasuri të zyrtarëve të policisë në Sarandë, Vlorë e Tiranë

12:50 06/03/2025
Reading Time: 6 min lexim
Goditja e “Çopjave”/ Trafikuan 28 ton kokainë në Evropë, GJKKO konfirmon masat për të arrestuarit

SPAK ka vendosur sekuestrimin preventiv të 90 pasurive të lidhura me tre persona, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një grupi që trafikon droga drejt Greqisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, pasurit janë në emër të Kristo Qiricit, Eldjan Alushit dhe Shkëlzen Krajës. Ndër pasurit e sekuestruara përfshihen biznese të shumta, hotele, apartamente, vila dhe llogari bankare.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.

Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; K.Q (alias J.H, alias J.Q), E.A (alias K.A) dhe SH.K, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.

Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive.

Pasuritë nën sekuestro preventive:

-Pasuria “Objekt Shërbimesh + Hotel”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 440 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 248 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Truall” me sipërfaqe 708 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria “Truall”, me sipërfaqe 308 m², në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Pasuria nr. 24/494, me status “Regjistrim i përkohshëm”, në pronësi të shtetasit K.Q (alias J.H, alias J.Q), në Sarandë.
-Apartament, me sipërfaqe 84 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
-9 pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 177 m², në pronësi të shtetaseve A.B dhe K.S, në Sarandë.
-Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 58.5 m², në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
-2 pasuri “Garazhe” të emërtuar “vend parkimi”, në pronësi eventuale të shtetasit E.A (alias K.A), në Sarandë.
-Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 77.75 m², në pronësi të shtetasit D.A, në Sarandë.
-Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 142.4 m², nga e cila 126 m² sipërfaqe banimi dhe 16.4 m² sipërfaqe e përbashkët, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
-Pasuria “Garazh”, në pronësi eventuale të shtetases K.S, në Tiranë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 249.00 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
-Pasuria “Njësi”, me sipërfaqe 38.00 m², në pronësi të shtetasit SH.K në Tiranë.
-Pasuria “Post Parkimi”, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Tiranë.
-Pasuria “Truall” me sipërfaqe 562 m², nga e cila kati i parë 110 m² ndërtesë dhe 19 m² verandë; kati i dytë 44 m² ndërtesë, 18 m² verandë dhe 9 m² ballkon; si dhe kati i tretë 133 m² ndërtesë, në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Mullet, Tiranë.
-Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 202.15 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
-4 pasuri “Poste parkimi” në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në Tiranë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1863 m², në pronësi të shtetasve SH.K dhe A.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 896 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Tokë Pemtore”, me sipërfaqe 1455 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 950 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1900 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 897 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në Borsh, Sarandë.
-Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe sipërfaqe 17,100 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e quajtur Adhendri, Palasë, Vlorë.
-Pasuria “Kullotë” me sipërfaqe 13, 775 m², në pronësi të shtetasit SH.K, në vendin e ndodhur Adhendri, Palasë, Vlorë.
-Pasuria “Vilë Elitare”, me sipërfaqe ndërtimore prej 422.3 m², kati 0 me sipërfaqe prej 229.9 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 177.3 m² dhe verandë me sipërfaqe prej 15.1 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
-Pasuria “Vilë Standart” (modeli B) identifikuar si Vila B84, me sipërfaqe ndërtimore 182.1 m², kati 0 me sipërfaqe prej 98.5 m²; kati 1 me sipërfaqe prej 83.6 m² dhe verandë e hapur me sipërfaqe prej 14.9 m², në pronësi eventuale të shtetasit SH.K, në resortin turistik “San -Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë.
-Pasuria “Automjet” i markës “Mercedes Benz”, modeli G 400 D, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetases A.K.
-Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasit K.Q.
-Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve K.Q dhe E.B.
-Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të personit fizik K.Q, si dhe në emër të shtetasve K.Q dhe E.P.
-Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe T.Q.
-Llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetaseve A.B dhe S.Q.
-Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasve A.B dhe E.P.
-Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetases A.B.
-2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të një subjekti tregtar, si dhe shtetaseve A.B, A.A dhe M.S.
-2 Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.B.
-3 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases K.S.
-Llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases K.S.
-5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetasve A.K dhe SH.K.
-2 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
-6 llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
-Llogari bankare në “OTP” Bank, në emër të një personi juridik, si dhe shtetasve SH.K dhe B.K.
-2 llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të personit fizik SH.K dhe shtetasit SH.K.
-Llogari bankare në “Credins” Bank, në emër të shtetasit SH.K.
-5 llogari bankare në “Raiffeisen” Bank, në emër të shtetases A.K.
-2 llogari bankare në “Intesa SanPaolo” Bank, në emër të shtetases A.K.
-Personin Fizik “K.Q”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Resorant” në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
-Një subjekt tregtar, me objekt të veprimtarisë “Hoteleri”, në pronësi të shtetaseve A.B dhe A.A, në Sarandë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
-Personin Fizik “SH.K”, me objekt të veprimtarisë “Hotel, Bar Kafe dhe Restorant”, në pronësi të shtetasit SH.K, në Tiranë, së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në pronësi të këtij subjekti.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për veprat penale:
“Falsifikim i dokumentave”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” , “Shpërdorim i detyrës” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimit të lëndëve narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal , “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal,  “Grupi i strukturuar Kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal“ , të parashikuar nga nenet 186, 245/1, 248, 283/a e 28/4, 284 e 28/4, 287 e 28/4, 333/a dhe 334  të Kodit Penal.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pasuriSPAK

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Fill para zgjedhjeve: Qeveria njofton mbyllen e Tik-Tok, 12 muaj pa akses

Fill para zgjedhjeve: Qeveria njofton mbyllen e Tik-Tok, 12 muaj pa akses

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip