Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK publikon raportin vjetor, kërkesa për ndryshime ligjore

15:50 02/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

SPAK ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke pasqyruar ecurinë e hetimeve dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Krahas arritjeve, raporti evidenton një sërë problematikash që vijojnë të sfidojnë institucionin dhe kërkojnë zgjidhje përmes ndryshimeve ligjore dhe mbështetjes institucionale.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është presioni i jashtëm ndaj SPAK, i ushtruar nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe media.

Sipas raportit, këto ndërhyrje rrezikojnë pavarësinë kushtetuese të institucionit dhe efektivitetin e hetimeve, duke cënuar integritetin e prokurorëve.

SPAK kërkon një mbështetje më të madhe nga institucionet përgjegjëse për të garantuar pavarësinë e tij.

Një tjetër problematikë e pazgjidhur mbetet mungesa e një përcaktimi të qartë ligjor mbi statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre.

Kjo pasiguri mund të ndikojë në cilësinë dhe vazhdimësinë e hetimeve, duke krijuar një boshllëk në ndjekjen e çështjeve të rëndësishme.

SPAK ngre gjithashtu shqetësimin e mungesës së këshilltarëve ligjorë, e cila ndikon negativisht në cilësinë e hetimeve dhe në përfaqësimin e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Një sfidë tjetër është numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK kërkon një angazhim më të madh dhe një bashkëpunim më të ngushtë me këto institucione për të rritur efikasitetin e luftës kundër kriminalitetit.

Në raport përmendet edhe procesi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve, ku zhvillimi i moduleve për këtë sistem përfundoi në dhjetor 2024.

Megjithatë, për shkak të përfundimit të projektit mbështetës nga ICITAP, procesi është pezulluar, ndërsa SPAK pret që të finalizohet brenda vitit 2025 me fonde nga Bashkimi Evropian.

Një tjetër sfidë është krijimi i njësisë së analizës për mbështetjen e hetimeve komplekse dhe raportimeve ndërkombëtare. Aktualisht, SPAK po bashkëpunon me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model të duhur sipas nevojave të institucionit.

Problematika të tjera të ngritura në raport lidhen me ekstradimet dhe kompetencat e Gjykatave të Posaçme. SPAK evidenton mungesën e kompetencës së këtyre gjykatave për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale.

Gjithashtu, theksohet problematika e vazhdueshme e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar ose arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për të adresuar këto sfida, SPAK sugjeron ndryshime në ligjin organik nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në legjislacionin përkatës, me qëllim rritjen e efikasitetit të institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Etiketa: raporti vjetorSPAK

Të lidhura

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën
Aktualitet

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën

Plagosja e dyfishtë në Sarandë pasditen e së enjtes dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Dy...

09:50 18/07/2025
Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje
Aktualitet

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje

Avokati Erald Aga ka reaguar në lidhje me aksionin e fundit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike,...

09:24 18/07/2025
Para
KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën

Plagosja në Sarandë, shkak konflikti për tokën

09:50 18/07/2025
Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, avokati: Pranim i dështimit për ndërtimet pa leje

09:24 18/07/2025
Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

Makina përfshihet nga flakët në mesnatë në Korçë, dyshimet e para

08:58 18/07/2025
Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

08:44 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.