Skip to content
Korrupsion

SPAK mësyn në Bashkinë e Tiranës

· 2 min lexim

Ditën e sotme mësohet se oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata për Krimin e Korrupsionin, kanë zbarkuar në zyrat e Bashkisë së Tiranës, pikërisht te Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, e cila ka pasur në krye të saj, Taulant Tushen.

Tushe njihet si krahu i djathtë i kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt, i cili aktualisht ndodhet pas prangave për çështjen e hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

CNA TV bën me dije se sot oficertët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle, jo thjesht dhe vetëm në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por edhe për disa çështje të tjera që janë nën hetim.

Mësohet se oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kërkuar nga sektori i Shërbimeve Mbështetëse, dokumentacion dhe mbledhje e plotë e të dhënave në lidhje edhe me një kallëzim tjetër, atë të dosjes “5D”, kryer pak muaj më parë në SPAK nga ish-deputeti Belind Këlliçi.

Sipas burimeve zyrtare, rezulton se oficerët e BKH-së kanë marrë mjaft dokumente që konsiderohen shumë të rëndësishme për hetimin në lidhje me çështjen e tenderëve apo problematikat për të cilat akuzohen disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, përfshirë këtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.