Skip to content
Politikë

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

· 1 min lexim

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg” që i është caktuar klientit të tij.

Sipas mbrojtjes, pasi hetimet kanë përfunduar dhe dosja ka kaluar për gjykim, nuk ekziston më rreziku që Ilir Meta të prishë provat.

Në kërkesën e dorëzuar, avokati ka sugjeruar që në vend të arrestit në burg, ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta, për të parandaluar daljen nga vendi.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, SPAK i ka komunikuar zyrtarisht Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e çështjes në gjykatë.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim me masën “arrest në burg”.