Skip to content
Politikë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqytares Iliriana Olldashit nga çështja Malltezi  

· 2 min lexim

Sot është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca për pasuritë e sekuestruara të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar që gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” të përjashtohet pasi ka konflikt interesi.

Olldashi ishte e para gjyqytare në GJKKO, që ndryshohet masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest në shtëpi për ndonjë të akuzuar.

Apeli i GJKKO caktoi ndaj Malltezit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërkohë që la në fuqi masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i kalimit jashtë vendit” për Sali Berishën.

Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Kujtojmë se Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Në njoftimin zyrtar të GJKKO tregon se Malltezit i ndalohet të largohet nga banesa e tij, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK për korrupion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.