Skip to content
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës

· 1 min lexim

Prej disa kohësh ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nën hetim të SPAK për çështjen e privatizimit të klubit Patrizani, çështje në të cilën është i përfshirë edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.

Vox News mëson eksluzivisht se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Kuvendit për arrestimin e tij.

Kujtojmë se edhe më parë SPAK-u i ka caktuar ish-kryeministrit masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha, i ka cilësuar akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.