Skip to content
Politikë

“SPAK ka ikur në drejtim të paditur”, PD sërish pyetje për inceneratorët

· 2 min lexim

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot me pyetjet në lidhje me inceneratorët. Tekssa shprehet se SPAk ka ikur në drejtim të paditur, anëtari i këshillit kombetar në PD Klodian Muçp në një dalje për mediat thekson se Edi Rama po u jep qindra milionë euro guacave “gjyshe”, “nëna” dhe “bijë” me zero staf.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Klodian Muço

Sot do t’ju japim një pasqyrë të strukturës fiskalo-kriminale ku përfundojnë paratë e shqiptarëve që vidhen me pretekstin e inceneratorëve:

Një ‘guacë gjyshe’, në pronësi të një shtetaseje të lindur në ish – Bashkimin Sovjetik, me vetëm 2 vetë në staf dhe 18 mijë euro, ka në pronësi një ‘guacë nënë’, me zero staf e 18 mijë euro buxhet, e cila zotëron ‘guacën bijë’ “Geogenix” me zero staf dhe 50 mijë euro buxhet, të krijuar nga dhurata e Klodian Zotos! 

Tek kjo guacë me zero staf Edi Rama po çon qindra miliona euro! 

Qartësisht, Edi Rama gënjeu kur tha se është kompani me eksperiencë të madhe dhe i dha 8 pikë bonus!

Si është situata sot?

 – Mbi 100 milionë euro të vjedhura për inceneratorë që nuk janë;

– Inceneratori i Tiranës nuk ka asnjë tullë

– Zoto ka vjedhur miliona për konsulencë inceneratori që nuk ekziston;

– Kontrata vijon e nuk ndërpritet paçka se miliona euro vidhen

– Paratë publike vidhen dhe fshihen nëpër guaca, dhe veç një shtetase ruse e di se ku

-SPAK ka ikur në drejtim të paditur dhe e lë vjedhjen të vijojë duke u bërë edhe vetë një ‘guacë e drejtësisë’.

Edhe sot si çdo ditë kemi 5 Pyetje: 

– Cila nga këto guaca kishte eksperiencë dhe meritonte 8 pikë të dhuruara me bujari nga Rama?

– Ku po pëfundojnë paratë publike të shqiptarëve?

– Ku janë inceneratorët?

– Çfarë karakteristikash kanë dhe a përputhen me nivelin e BE-së për ndotjen?

– A vërtetë mendoni se Zoto – Mërtiri po vjedhin qindra milionë euro se gjetën ca leshko apo po ndajnë paratë së bashku? Kush po i ndan paratë e vjedhura të shqiptarëve?