Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

18:09 08/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur organizatën kriminal të Çopjave, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me qëllim përfitimin e miliona eurove.

Ky grup kriminal, sipas njoftimit zyrtar të SPAK, është me bazë në Elbasan dhe ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë.

Lënda narkotike importohej kryesisht nga Paraguai përmes kontejnerëve detarë, të kamufluar në forma të sofistikuara si sapunë, bombola boje apo materiale ndërtimi, të etiketuara me emërtime të koduara si “Fox”, “Puma” apo “sy me rrufe”.

Për këtë rast, Gjykata e Posaçme ka lëshuar 16 masa sigurie, prej të cilave 14 janë “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.

Deri tani janë ekzekutuar 10 masa arresti, ndërsa 6 persona janë ende në kërkim. Mes të arrestuarve janë Ervis Çela, i identifikuar si drejtuesi i grupit, si dhe vëllai i tij Ardian Çela, i cili vepronte nga Paraguai duke menaxhuar furnizimin me drogë nga prodhuesit në Amerikën Latine.

Të tjerë të arrestuar janë Petrit Lakatos, Renato Mullai, Gëzim Çela, Mariglen K., Elidon Çela dhe Franc Çopja, ky i fundit i ndaluar në Belgjikë.

Operacioni i SPAK është shoqëruar edhe me një seri sekuestrimesh pasurore. Janë vendosur nën sekuestro 14 pasuri të paluajtshme me vlerë të lartë financiare, përfshirë resortin “A….. Park” në Xhafzotaj të Durrësit dhe vilën “Elysian” në Dhërmi, me një sipërfaqe ndërtimi prej mbi 378 metra katrorë dhe një vlerë tregu që tejkalon 1 milion euro.

Ndër të tjera janë sekuestruar edhe truall dhe toka në zonën e Sharres në Tiranë, kuota në disa shoqëri tregtare që operonin në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë, si dhe tre automjete.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 111 mijë euro cash, 4 mijë dollarë dhe 880 mijë lekë.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit ishte mekanizmi i sofistikuar për pastrimin e parave. Organizata përdorte shoferë autobusësh që udhëtonin në linja ndërkombëtare për të sjellë para “cash” nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Shoferët përfitonin një komision prej rreth 2% të shumës së transportuar, ndërsa grupi siguronte kështu rrjedhje të parave pa lënë gjurmë në sistemin bankar apo doganor.

Operacioni i udhëhequr nga SPAK është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me EUROPOL, EUROJUST dhe me agjenci të specializuara nga Belgjika, Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia. Policia Federale Gjyqësore belge, Policia Kombëtare Franceze, BKA gjermane, Policia holandeze dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në Itali kanë ndihmuar në koordinimin dhe zbatimin e hetimeve.

Mes emrave të njohur në këtë skemë kriminale figuron edhe Julian Balla, i njohur dhe me emrin Hysni Balla, person i shpallur në kërkim. Ai është identifikuar si pronar i resortit luksoz “Ajman Park” në Durrës dhe i vilës “Elysian” në Dhërmi, tashmë të sekuestruara nga autoritetet.

Etiketa: SPAK

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.