Skip to content
Politikë

SPAK do ta pyesë si person nën hetim, reagon Meta

· 1 min lexim

Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi, duke sulmuar SPAK-un si një “organizatë kriminale” në lidhje me njoftimin që ai do të merret në pyetje të martën.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta ka thënë se do të merrte pjesë në seancën e pyetjes, por do të jetë ai që do t’i pyesë prokurorët e SPAK.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk,”.

“Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme, tha Meta.