Skip to content
Të Gjitha

Sot zhvillohet protesta e pedagogëve, Sindikata ka një thirrje të rëndësishme (Kërkesat)

· 2 min lexim

Ditën e sotme, e mërkurë, 5 tetor është paralajmëruar protesta e e pedagogëve të universiteteve e cila do të zhvillohet në orën 11:00 përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kjo protestë ka pasur mbështetjen e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.   Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i bën thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve.

Ndërkohë që bëhet me dije se edhe pedagogë nga qytetet e tjera krahas Tiranës do t’i bashkohen protestës. Një pjesëmarrje masive do të ketë nga Durrësi Elbasani dhe Korça.

Deklarata:

Njoftimi:

Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës të Universitetit Politeknik të Tiranës.

Kërkesat:

1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6.Rivlerësimin e orës mësimore

7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.