Skip to content
Të Gjitha

Sot zëvendësohen 4 mandate të LSI-së në Parlament (emrat)

· 1 min lexim

Të premten 4 kandidatë nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.

Këto 4 deputetë të rinj do t’i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Në Qarkun e Tiranës Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Mandati i Endrit Braimllarit do ti kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Por numri i deputetëve që vjen nga kjo parti në Qarkun e Tiranës pritet të rritet, pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti japë Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Nuk janë vetëm kandidatët e LSI që kanë dalë kundër vullnetit të partisë së tyre pasi edhe Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nga PD nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit.