Skip to content
Politikë

Sot protesta e opozitës/ Berisha i ‘pranishëm’ në tubim

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të mbahet protesta e opozitës e thirrur nga grupi i Rithemelimit. Tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Kujtojmë se kjo do të jetë protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’.

Mësohet se Berisha do të flasë në protestë online.

Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë.

Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.