Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot nis konklavi për zgjedhjen e Papës së 267-të

09:06 07/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Konklavi për zgjedhjen e Papës së 267-të në historinë e Kishës Katolike Romake nis sot në Vatikan, me pjesëmarrjen e 133 kardinalëve.

Para nisjes së procesit zgjedhor, në Bazilikën e Shën Pjetrit do të mbahet një Meshë solemne “Pro Eligendo Romano Pontifice”, e drejtuar nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.

Më pas, kardinalët do të drekohen dhe do të nisen drejt Kapelës Sistine.

Në këtë vend të shenjtë, ku zhvillohet konklavi, kardinalët do të betohen për ruajtjen e fshehtësisë absolute mbi të gjitha zhvillimet që lidhen me zgjedhjen e papës.

Rreth orës 16:30, me shqiptimin e formulës latine “extra omnes” që kërkon largimin e të gjithë personave të tjerë, konklavi nis zyrtarisht.

Procesi parashikon disa raunde votimesh në ditë derisa një kandidat të sigurojë shumicën e cilësuar dy të tretat e votave plus një.

Pas çdo raundi të dytë pa rezultat, fletët e votimit digjen në një mënyrë të tillë që nga oxhaku i Kapelës Sistine të dalë tym i zi, sinjal për mungesë zgjedhjeje.

Tym i bardhë do të sinjalizojë zgjedhjen e papës së ri, që ndodh kur një kandidat pranon postin dhe zgjedh emrin që do ta përfaqësojë në këtë rol.

Ndër emrat më të përfolur për fronin papnor janë Sekretari i Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, kreu i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë Matteo Cuppi, Peter Turkson nga Gana dhe filipinasi Luis Antonio Tagle.

Pas zgjedhjes, protodiakoni kardinal do të dalë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të shpallur “Habemus Papam” (Kemi një Papë), ndërsa Papa i ri do të japë bekimin e parë “Urbi et Orbi” (Romës dhe botës), i veshur me petkat papnore të bardha dhe mantelin liturgjik të kuq.

Menjëherë pas këtij momenti, në Vatikan do të mbahet mesha e parë e papës së ri, në prani të klerikëve dhe besimtarëve nga e gjithë bota. Dy konklavat e fundit, në vitet 2005 dhe 2013, përfunduan brenda dy ditësh.

Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e këtij procesi historik, mbi 4,000 forca policore janë angazhuar në Romë, ndërsa autoritetet presin qindra mijëra pelegrinë dhe turistë.

Papa Françesku, i cili u zgjodh në vitin 2013 dhe vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, u varros në Bazilikën e Santa Maria Maggiore.

Etiketa: zgjedhja e papes

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar

“Giro d’Italia”/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.