Skip to content
Politikë

Sot miratimi i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, pasi pritet të miratohet buxheti i vitit 2024. Ashtu siç kanë lajmëruar edhe më parë, opozita do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj në Kuvend, me qëllim prishjen e seancës.

Ende nuk dihet nëse Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe 4 të tjerë do të jenë të pranishëm, pasi u përjashtuan dje për 10 ditë nga Kuvendi, nga Sekretariati i Etikës.

Sipas rregullores këta deputetë parashikohet që mos të lejohen të futen në sallë.