Skip to content
Bota

Sot mbushen 6 muaj pandemi koronavirusi, 27 milionë të infektuar në gjithë botën

· 2 min lexim

Rastësi apo jo me 11 shtatorin e vitit 2001 në SHBA, por sot bëhen plot gjashtë muaj që kur koronavirusi u etikua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars 2020, shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpalli pandeminë në të gjithë botën, pasi ishte i shqetësuar nga niveli alarmant dhe i mosveprimit nga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshohin rrjedhën e shpërthimit, duke ndërmarrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm.

“Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet”,- tha ai.

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kina dhe Koreja e Jugut, e kishin kaluar rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, disa vende që arritën të kontrollojnë numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

More se 27 milionë raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afro një milion.

SHBA-të deri tani, kanë numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, duke u ndjekur nga Brzili, India dhe Meksika.

/GazetaReforma.com/