Dita Ndërkombëtare e Dritës, e cila shënohet çdo vit më 16 maj, përkujton një moment historik në shkencë, realizimin e operacionit të parë të suksesshëm me lazer në vitin 1960 nga fizikan dhe inxhinier Theodore Maiman.
Kjo arritje shënoi një epokë të re në përdorimin dhe kuptimin e dritës, duke hapur rrugën për teknologji që sot prekin çdo aspekt të jetës moderne.
Zbulimet në fushën e dritës kanë sjellë zhvillime thelbësore në mjekësi, përmes metodave të reja diagnostikuese dhe trajtimeve që shpëtojnë jetë, kanë mundësuar energji alternative, lidhje të shpejta përmes internetit optik dhe kanë zgjeruar horizontet tona drejt universit.
Kjo ditë është një nismë e UNESCO-s, e cila jo vetëm që thekson rëndësinë e shkencës dhe teknologjisë së dritës, por edhe bën thirrje për bashkëpunim global për të përdorur potencialin e saj në shërbim të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në vitin 2025, tema zyrtare e kësaj dite është: “Drita, inovacioni, shoqëria”. Ajo përqendrohet në mënyrat se si teknologjitë që lidhen me dritën mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit shëndetësor, aksesin në arsim, energjinë e pastër dhe në reduktimin e pabarazive të gjitha këto të lidhura ngushtë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.
Për herë të parë, Dita Ndërkombëtare e Dritës u festua më 16 maj 2015, dhe që prej asaj kohe, ajo është kthyer në një platformë globale reflektimi dhe veprimi mbi rolin jetik që luan drita në shoqërinë moderne.