Skip to content
Të Gjitha

Sokol Ibi kalon vetingun, KPK e konfirmon në detyrë

· 1 min lexim

KPK kthehet në punë me kohë të plotë pas pushimeve dhe vendimi i parë ka qënë pozitiv për Kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibin.

Komisioni i përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Xhensila Pine e gjeti atë konform ligjeve në fuqi për tre kriteret bazë.

Sokol Ibi nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës si dhe aftësinë profesionale.

Vendimi i parë i sesionit të ri ishte i ndryshëm me shumë prej vendimeve përpara pushimeve, ku një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh humbën vendin e punës.

Përfshi këtu shumicën e kryetarëve të gjykatave në rrethe.

Pas këtij vendimi, Sokol Ibi do të vazhdojë sërish të drejtojë në Gjykatën Administrative, Korçë.