Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

S’ndalet rënia e Euros, kursi me Lekun i afrohet minimumit historik

09:34 22/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 120.2 Lekë. Kjo vlerë është shumë afër nivelit prej 120.18 lekësh, që përfaqëson edhe vlerën më të ulët historike të kursit Euro-Lek dhe që ishte shënuar në dhjetor të vitit 2007.

Sipas Monitor, forcimi i Lekut ndaj Euros në këto përmasa gjatë javëve të fundit ka surprizuar disi edhe agjentët e tregut të këmbimit valutor. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, që forcoi edhe më shumë presionet e qarta inflacioniste të vitit të kaluar, pritshmëritë ishin kryesisht në kahun e një dobësimi të lekut ndaj Euros, për shkak të rritjes së deficitit të jashtëm. Por, një nënçmim i mirëfilltë i monedhës kombëtare u shënua vetën në fillim të muajit mars, i shkaktuar nga një kërkesë e përqendruar e OSHE për blerje valute dhe më tej, nga një fazë paniku që përfshiu tregun valutor. Ky moment i shkurtër u tejkalua pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që shiti Euro në treg për të stabilizuar kursin. Prej atij momenti, kursi i Euros ka ndjekur një tendencë të ngadaltë në rënie, por që në dy javët e fundit është shpejtuar më tej.

Duke pranuar se në këtë situatë një mbiçmim i tillë i Lekut është deri diku paradoksal, agjentët e këmbimit valutor ngrenë disa hipoteza mbi shkaqet. Banka e Shqipërisë ndikoi fillimisht në këtë tendencë, duke shitur Euro në muajin Mars dhe duke anulluar edhe ankandet për blerjen e valutës të planifikuara për muajt mars dhe prill. Kjo ka sjellë një rritje të ofertës së Euros në treg. Gjithashtu, prej fillimit të muajit mars OSHE nuk ka realizuar më blerje të euros për të importuar energji, por pritet të kthehet në treg për blerje së shpejti.

Rritja e normës bazë të interesit muajin e kaluar është gjithashtu në teori një element që shkon në favor të mbiçmimit të Lekut, megjithëse ekspertët shprehen disi skeptikë lidhur me peshën reale e këtij faktori në tregun valutor shqiptar.

Sipas agjentëve të tregut, kërkesë-oferta nga klientët gjatë javëve të fundit nuk ka pasur luhatje shumë të mëdha, ndaj shpejtimi i rënies së Euros gjatë këtyre ditëve mund të shpjegohet kryesisht me operacione të përqendruara dhe shitje në vlera të mëdha nga aktorë të rëndësishëm të tregut. Zakonisht, të tillë janë banka të mëdha të sistemit, që kryejnë operacione të këmbimit për të rregulluar pozicionet e tyre ose për llogari të klientëve që duan të tregtojnë vlera të larta. Nënçmimi në nivele rekord i Euros duhet të jetë i lidhur me operacione të shitjes së euros në vlera të mëdha, por është e vështirë të identifikohet burimi i ofertës.

Megjithëse ecuria e kursit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u parashikuar, agjentët mendojnë se do të jetë e vështirë që rënia e Euros të vazhdojë edhe poshtë nivelit të 120 lekëve. Sipas tyre, ulja e kursit në nivelet aktuale gradualisht mund të sjellë rritje të kërkesës për Euro, pikërisht për shkak të çmimit të leverdisshëm. Ata aktorë që kanë shpenzime në Euro, të lidhura me importin, biznesin, blerjen e pronave, pagesën e kredive, etj mund të nxiten të blejnë për shkak të kursit të favorshëm, duke ndikuar në një korrektim në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
Aktualitet

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën mbi fshatin Pustec, duke shkaktuar alarm...

18:40 26/07/2025
Para
10 grupe të FNSH-së zbarkojnë në Krujë,  çfarë u zbulua

10 grupe të FNSH-së zbarkojnë në Krujë, çfarë u zbulua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.