Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

S’ndalen ndërtimet në Tiranë, sipërfaqja e lejeve rritet me 36% në 6-mujorin e parë

15:27 30/08/2024
Reading Time: 4 min lexim

 Flukset e ndërtimit do të rriten edhe më tej, sidomos në kryeqytet nisur nga lejet e ndërtimit të lëshuara në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave të sotme në INSTAT sipërfaqja e lejeve të reja të ndërtimit në të gjithë vendin ishte 1,2 milionë metër katror me rritje vjetore 12%. Rritjen më të madhe sipas sipërfaqes e kishte Tirana, me 36%. Në 6-mujorin e parë 2024, lejet e reja të ndërtimit në Tiranë sipas sipërfaqes arritën në 898,640 metër katror, nga 660,452 metër katror në 6-mujorin e parë 2023.

Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se lejet në Tiranë shënuan rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit 2022, ku sipërfaqja e re nëpërmjet lejeve u trefishua në krahasim me tremujorin e parë duke arritur në 666,672 metër nga 231 mijë në të parin. Të dhënat tregojnë se 55% e sipërfaqes së re të dhënë për ndërtim në të gjithë vendin në 6-mujorin e parë u takojnë lejeve të dhëna në kryeqytet. Rritja e sipërfaqes se re për ndërtim u nxit nga dhënia e lejeve për kullat shumëkatëshe në Tiranë.

Së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe, ndërsa një formë e re partneriteti mes qeverisë dhe privatit pritet t’i japë mundësinë këtij të fundit të ndërtojë projekte të mëdha në pronat publike. Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, por që nuk e ka marrë akoma lejen e zhvillimit.

Nga lejet e KKT-së, më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate. Konkretisht, KKK ka dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k. Për momentin kjo është kulla më e lartë që ka marrë leje zhvillimi. Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda Unazës, duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Nuk ndalen ndërtimet në Tiranë, sipërfaqja e lejeve rritet

Të dhëna nga INSTAT

Një projekt tjetër parashikon një kompleks shumëfunksional rezidencial, me 27 kate në zonën e Kasharrit. Është dhënë leje ndërtimi dhe për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 katesh mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

Një tjetër projekt përfshin objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në rrugën “Teodor Keko”, Bashkia e Tiranës”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction invest” sh.p.k Leja tjetër për projekte shumëkatëshe lidhet me objektin: “Kompleks shumëfunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia e Tiranës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Ëest Center” sh.p.k. Së fundmi është miratuar pas një konkursi një projekt nga arkitekti Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio, me një lartësi prej 300 metrash ose 100 kate dhe nëse ndërtohet, do të bëhet më e larta në Tiranë. Kulla do të jetë në qendër në krah të “Malit të Tiranës”, që ka filluar tashmë të ndërtohet. Pas miratimit të projektit pritet që kjo kullë të marrë lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi. Në qershor, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi inovativ i Pronës Publike”. Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt-ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

Projektet e reja do të zhvillohen mbi truallin e disa ndërtesave shtetërore. Në to do të përfshihet ngritja e kullave nga 35 deri në 41 kate që do të shërbejnë për akomodimin e 22 institucioneve shtetërore dhe krijimin e zonave bankare, hapësirave tregtare, hapësirave për zyra me qira.

Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Sakaq bashkitë kanë rritur varësinë nga të ardhurat prej leve të ndërtimit. Në pesëmujorin e këtij viti të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë 40 për qind të ardhurave bashkiake./ Monitor

Etiketa: instatkkt

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Të huajt dashurohen me natyrën shqiptare; Apeli që të mos e shkatërrojmë

Të huajt dashurohen me natyrën shqiptare; Apeli që të mos e shkatërrojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.