Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e Tiranë

19:28 16/03/2026
Reading Time: 2 min lexim
Skema e pastrimit të parave të drogës: trafikantët përdorin biznesmenë “të pastër”, 19 apartamente dhe garazhe të sekuestruara në Fier e...

Një hetim i përbashkët mes autoriteteve belge dhe shqiptare ka zbuluar një skemë pastrimi parash ku trafikantët e drogës përdorin biznesmenë me profil të pastër për të legalizuar fitimet kriminale përmes investimeve në Shqipëri.

Në qendër të çështjes është Besjan Ramaj, 56 vjeç, i dënuar në Belgjikë për trafik narkotikësh, i cili sipas dosjes gjyqësore kishte investuar mbi 1 milion euro në pasuri të paluajtshme në Shqipëri duke përdorur si front biznesmenin Ardjan Malasi dhe kompaninë e tij “Ledio 04”.

Në një bisedë të përgjuar nga autoritetet belge në vitin 2019, Ramaj mburrej për pronat që kishte në vend: “Kam aty në Fier 17 hyrje, kam në Durrës nja 15, kam në Tiranë nja 7 dhe nja 3 dyqane”.

Sipas hetimit, paratë nga trafiku i drogës futeshin në qarkullim përmes biznesit të Malasit, duke u paraqitur si të ardhura të ligjshme dhe më pas përdoreshin për blerje pasurish të paluajtshme apo transferta bankare drejt Belgjikës.

SPAK thekson se kjo është një metodë gjithnjë e më e përdorur nga krimi i organizuar, ku persona pa precedentë penalë shfrytëzohen si front për të maskuar origjinën e parave.

Në vitin 2023, Prokuroria e Posaçme nisi procedim penal për pastrim parash ndaj Besjan dhe Leonard Ramaj, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës.

Në kuadër të hetimit u sekuestruan 19 apartamente dhe garazhe në Fier dhe Tiranë me vlerë rreth 1.2 milionë euro.

Në tetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme i shpalli të katërt fajtorë për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, ndërsa rrëzoi akuzën për grup të strukturuar kriminal. Sipas vendimit të gjykatës, në këtë skemë janë përfshirë rreth 1.25 milionë euro dhe 9 milionë lekë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip