Skip to content
Të Gjitha

Skandali me mungesat e tamponeve në Elbasan, në pesë ditë janë kryer vetëm 8 testime

· 2 min lexim

Në vendin tonë prej ditësh shufrat e rasteve të reja të të infektuarve në 24 orë është i lartë.

Duke qenë se vatrat nga infektimet me Covid-19 po shtohen dita-ditës në vendin tonë, shumë qytete po përballen me mungesat e tamponëve.

Në Elbasan gjatë këtyre ditëve nga 328 kërkesa të drejtuara pranë ISHP-së së qytetit për bërjen e tamponit, gjatë 5 ditëve janë kryer vetëm 8 tamponë.

Ndërkohë që në qytetin e Elbasanit, gjatë ditëve të fundit ku janë shtuar edhe rastet e reja me Covid në tërësi, ka patur 328 kërkesa të drejtuara pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të qytetit për të bërë tamponin. Por mesa duket gjatë këtyre 5 ditëve të fundit, janë kryer vetëm 8 tamponë.

Sipas denoncimeve, mësohet se prej disa ditësh një punonjëse në policinë e Elbasanit po endet dyerve të ISHP-së në këtë qytet dhe prej pesë ditësh asaj nuk i është bërë tamponi. Një mjeke pranë ISHP-së i ka thënë se tamponët e vetëm që ajo ka, janë vetëm për rastet urgjente.

Pra duket qartë që ISHP-ja nuk i ka shpërndarë aq tamponë sa duhet në degët e ISHP-së në qytetet e tjera, duke i dhënë qëndrave të ISHP-së, vetëm tamponë për raste emergjente./GazetaReforma.com/