Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
Reading Time: 5 min lexim

Një kontratë e firmosur nga qeveria shqiptare me një kompani izraelite po shihet gjithnjë e më shumë si maja e një afere të thellë korruptive, me pasoja që shkojnë përtej një tenderi të zakonshëm. Sipas ekspertëve të sigurisë, kjo histori prek drejtpërdrejt interesat strategjike të vendit dhe vë në dyshim serioz kredibilitetin e Shqipërisë brenda NATO-s, deri në atë pikë sa rrezikon mbajtjen e Samitit të Aleancës në Tiranë në vitin 2027.

Eksperti i sigurisë Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, deklaroi se në qendër të këtij skandali ndodhet Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s NSPA, e cila ka pezulluar kontratat me kompaninë izraelite pas nisjes së një hetimi për korrupsion. Ai e cilësoi situatën paradoksale, pasi e njëjta agjenci ishte konsideruar vite më parë si plotësisht e besueshme nga qeveria shqiptare, kur iu besua mirëmbajtja e helikopterëve Cougar.

Sipas Meçollarit, hetimet kanë nxjerrë në dritë një skemë korrupsioni ku janë përfshirë konsulentë të huaj, çka ka sjellë edhe largimin masiv të stafit dhe krijimin e dhjetëra vendeve vakante. Në këtë kuadër, lidhja e një kontrate nga qeveria shqiptare me një firmë që ndodhet nën hetim ndërkombëtar ngre pikëpyetje serioze për përgjegjësinë e kryeministrit dhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Këtë shqetësim Meçollari e ngriti hapur gjatë diskutimit në studio me moderatorin Flavio Qarri.

Ai paralajmëroi se nëse kompania shpallet fajtore, atëherë vendimi për të bashkëpunuar me të do të përbëjë një dështim të rëndë të gjykimit politik dhe të sigurisë kombëtare. Prokurimet në fushën e mbrojtjes, theksoi ai, nuk janë thjesht procedura financiare, por vendime që mbështeten mbi certifikime strikte dhe mbi besueshmërinë, një element që në këtë rast duket se është shpërfillur.

Sipas Meçollarit, pasoja më e rrezikshme e këtij skandali lidhet me rrezikimin real të Samitit të NATO-s që pritet të mbahet në Shqipëri në vitin 2027. Humbja e besimit brenda Aleancës, sipas tij, nuk është simbolike, por sjell pasoja konkrete, si kufizimi i shkëmbimit të informacionit inteligjent dhe një mbështetje më e dobët në rast kërcënimesh ushtarake.

E gjithë kjo situatë, shtoi eksperti, përkon edhe me shqetësimet e shprehura nga Ambasada e SHBA-së, e cila ka theksuar se korrupsioni po pengon investimet amerikane në Shqipëri. Në këtë kontekst, ai bëri me dije se kompania amerikane Lockheed Martin është nxjerrë jashtë një projekti strategjik për sistemin e vëzhgimit detar dhe ajror. Sipas Meçollarit, ky veprim tregon një prirje shqetësuese për të favorizuar kompani me prapavijë të dyshimtë, në dëm të partnerëve strategjikë perëndimorë.

Artur Meçollari: Shiko, unë i kam thënë sepse unë kam informacion, natyrisht. Por, historia e e lidhjes së kontratës me firmën izraelite është maja e ajsbergut.  Është një pamje, domethënë, e vogël e të gjithë aferës që ndodh. Po pyetja është kështu, po e mbani mend para tre vjetësh kur ne patëm probleme me helikopterët,

Flavio Qarri: Po. Me Kugërët po thoni?

Artur Meçollari: Po, me Kugërët. Ministri Peleshi ia kaloi NSBA-it kontratën e mirëmbajtjes sepse ishte një agjenci e besueshme e NATO-s. Po. Tani që NSB ka pezulluar kontratat me firmën izraelite, nuk është më e besueshme. Po pyetja shtrohet, po në qoftë se nga hetimet del që firma ka bërë korrupsion me NSB, me persona të veçantë në NSB që janë, aty rënd kur gjysma nga puna. Besoj e ke parë… Jo po të hapësh faqen e NSB-it, ke 50-60 vende bosh.

Flavio Qarri: Qenka si ushqimore në Astir.

Artur Meçollari: E domethënë kanë ikur gjysma nga puna, e kupton? Vetëm për këtë korrupsion. Një person nga firma që është një, një është një këshilltar italian, është në hetim. Në qoftë se firma izraelite del fajtore, çfarë do bëjë kryeministri?

Flavio Qarri: Se çfarë përgjegjësie mban për atë kontratë?

Artur Meçollari: Për kontratën që ka lidhur? Humbet besueshmërinë. Kontrata… ti bën një listë kontratë me një firmë e cila është e pabesueshme. Shiko, kontratat të tilla bëhen në kushtet e certifikimit.

Flavio Qarri: E qartë, nuk janë si kontratat e tjera të shërbimeve.

Artur Meçollari: Jo, jo, shiko duhet të kuptojmë, në fushën e mbrojtjes ka dy VKM që e përjashtojnë nga, sistemi i prokurimit normal.  Ministria ka dy VKM vetëm për lidhjen e kontratave në fushën e mbrojtjes. Dhe këto kontrata nuk kalojnë, kanë disa kushte të tjera që i bën me thirrje ose me veprime…

Flavio Qarri: Me certifikata sigurie besoj?

Artur Meçollari: Bëhen me certifikata, kompanitë duhet të kenë certifikata, kur bëhet fjalë për, për produkte të caktuara. Pra, nuk është aq e thjeshtë si një kontratë e zakonshme.  Është kontratë në kushtet e besueshmërisë. Dhe pyetja shtrohet, nëse kompania del si Charles McGonigal, çfarë ndodh me kontratën?

Flavio Qarri: Digjet, çfarë ndodh?

Artur Meçollari: Jo, digjet. Kontrata ka pasoja. Kontrata ka pasoja. Në fund dhe në qoftë se e prish kontratën, pasojat sepse ai është akt ligjor, domethënë ti do penalizohesh prapë. Prandaj kryeministri kishte kohë të mjaftueshme, ka 40-50 veta që i ka në Bruksel, që merren vetëm me këtë punë, shikojnë çfarë bën NATO-ja, ka nja dy gjeneralë, nja 10 kolonelë, nënkolonelë që vetëm për këtë, pra, kryeministri jo se nuk ka informacion.

Flavio Qarri: Thjesht zgjodhi rrugën e gabuar.

Artur Meçollari: Zgjodhi rrugën e gabuar, zgjodhi rrugën e korrupsionit. Atë që tha ministria, ambasada e Shteteve të Bashkuara, ‘Korrupsioni po pengon afrimin e investitorëve amerikanë’ dhe prandaj dhe kjo është gjysma e ajsbergut. Ose më mirë, vetëm maja e ajsbergut, sepse ka veprime të tjera që…

Flavio Qarri: Ju thoni që po ndodhin veprime ndërkohë në kohë reale edhe ndaj…

Artur Meçollari: Shiko, unë… Po po, ka dhe veprime të tjera, do t’i shpjegoj. Shiko, unë shikoj një gjë. Ministri Vëngu po rrezikon Shqipërinë.

Flavio Qarri: Nuk po rrezikon? Deklaratë e rëndë kjo.

Artur Meçollari: Po po, po po ta them unë, po rrezikon që në muajin, në vitin 2027, Samiti i NATO-s mos bëhet në Shqipëri.

Flavio Qarri: Që është parashikuar.

Artur Meçollari: Po. Po e rrezikon. Deklarata…

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë? Çfarë pasojash sjell mosrealizimi i Samitit të NATO-s në Shqipëri?

Artur Meçollari: Domethënë bëhet për…

Flavio Qarri: Praktikisht ke dalë nga NATO domethënë.

Artur Meçollari: Jo, nuk ke dalë nga NATO, ke humbur besueshmërinë në NATO. Ke humbur besueshmërinë, sepse…

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë kjo? Një sekondë. Nëse humb besueshmërinë, çfarë pasojash? Dua të kuptoj pasojat. Pra, nëse ne na sulmojnë sot, parimisht…

Artur Meçollari: Nuk shkëmbehet më informacion. Nuk mbështetet më tek ty NATO-ja për veprimet e saj ushtarake të së nesërmes. Pra, krijohet një lloj hendeku.

Flavio Qarri: Vjen me përtesë nëse ti je në rrezik.

Artur Meçollari: Domethënë ajo është një çështje tjetër që nuk ka, domethënë, vjen, nuk është problem ajo, sepse nuk jemi në atë rrezik që po flasim. Marrëdhëniet rikuperohen shpejt, por duhen disa kushte të rekuperohen. Dhe kur flet ambasada, ki parasysh ambasada ka dhe një emër kompanie. Unë e lexoj me emër, kompania amerikane deklaratën. Bëhet fjalë për kompaninë më të madhe ushtarake në Amerikë, Lockheed Martin.

Flavio Qarri: Rikthehemi pra te çështja e Pashalimanit.

Artur Meçollari: Rikthehemi te sistemi, jo tek sistemi i vëzhgimit detar dhe ajror. Ministri Vengu ka nxjerrë nga Shqipëria, e ka nxjerrë jashtë, kompaninë Lockheed Martin…

Të tjera

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro
Kryesore

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, u dorëhoq sot pas javësh protestash të fuqishme që tronditën vendin nga një skaj në...

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Aktualitet

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...

12:25 11/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

12:01 11/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.