Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

12:58 08/05/2026
Reading Time: 4 min lexim
Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

Përmbytjet që goditën Durrësin në ditët e para të vitit 2026 nuk sollën vetëm dëme materiale, por edhe një tragjedi njerëzore. 54-vjeçari Astrit Hysenaj humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit gjatë reshjeve intensive, ndërsa qyteti u përball sërish me skena të njohura për banorët e zonave të Porto Romanos, Spitallës dhe ish-Kënetës.

Ngjarja riktheu në qendër të vëmendjes një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të viteve të fundit në Durrës, ndërtimin e hidrovorit të ri të Porto Romanos, një investim që sipas të dhënave ka kushtuar rreth 19 milionë euro, por që sot shoqërohet me pikëpyetje mbi funksionalitetin, procedurat dhe mënyrën e realizimit.

Familjarët e Astrit Hysenajt deklaruan se ai kishte qenë në detyrë ditën e përmbytjes, ndryshe nga sa u pretendua publikisht nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako. Ndërkohë, ekspertë dhe aktivistë argumentojnë se problematika kryesore nuk lidhet vetëm me reshjet, por me mënyrën se si është menaxhuar infrastruktura kulluese e qytetit.

Arkitektja Entela Koja shprehet se përmbytjet tregojnë nëse projektet inxhinierike janë realizuar siç duhet ose jo. Sipas saj, hidrovori i ri nuk e kaloi “provën e forcës”, ndërsa ndryshimet klimatike kërkojnë masa më të forta dhe projekte të menduara për reshje intensive në periudha të shkurtra kohe.

Edhe aktivisti Shyqyri Myrtollari ngre dyshime të forta mbi funksionimin e hidrovorit të ri. Ai thotë se Durrësi nuk përmbytej në momentin kur funksiononte hidrovori i vjetër dhe se problemi kryesor ka qenë mosfunksionimi i sistemit të ri.

Historia e përmbytjeve në Porto Romano nuk është e re. Që në vitin 2018, mbi 150 familje u prekën nga një tjetër përmbytje masive. Edhe pse u shpall emergjenca civile dhe u verifikuan dëmtime për 167 familje, sipas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit vetëm 44 familje përfituan dëmshpërblim. KLSH konstatoi se nuk u dha asnjë argument ligjor pse pjesa tjetër e familjeve u la jashtë skemës.

Në vitin 2019, qeveria miratoi një fond prej mbi 1.1 miliardë lekësh për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, fond që më pas u rrit në rreth 1.8 miliardë lekë. Një pjesë e këtyre fondeve u përdor edhe për projektet që lidhen me hidrovorin e Durrësit.

Sipas dokumenteve, fillimisht projekti ishte menduar si riforcim i hidrovorit pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019. Më vonë, objekti u zgjerua duke përfshirë rehabilitimin e rrjetit të kullimit në Porto Romano, ish-Kënetë dhe sistemimin e ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit.

Ekspertët ngrenë dyshime se ndryshimi i projektit lidhet edhe me planet për transformimin e Portit të Durrësit dhe zhvendosjen e portit tregtar në Porto Romano.

Në maj 2021, Bashkia Durrës hapi tenderin për rehabilitimin e rrjetit të kullimit dhe sistemimin e ujërave të shiut. Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, kontrata me vlerë 87 milionë lekë u fitua nga kompanitë “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”.

Pikërisht këtu lindin dyshimet kryesore të ekspertëve. Ata argumentojnë se kontrata është lidhur më 22 qershor 2021, ndërkohë që sipas praktikave normale detyra e projektimit duhej të ishte përcaktuar dhe publikuar që në fazën e shpalljes së tenderit.

Arkitektja Entela Koja thotë se një projekt i tillë nuk mund të përgatitet në kohë kaq të shkurtër dhe se kjo ngre dyshime ose për nxitim ekstrem, ose për projekte të parapërgatitura dhe të orientuara drejt operatorëve të caktuar.

Vetëm 20 ditë pas lidhjes së kontratës, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi zhvendosjen e hidrovorit, ndërsa dorëzimi i projektit u bë vetëm dy ditë pas këtij miratimi. Ekspertët pyesin si është e mundur që dokumentacioni teknik dhe zgjidhja inxhinierike për një vepër kaq komplekse të realizohen praktikisht brenda një dite.

Tre muaj më pas u shpall tenderi final për ndërtimin e hidrovorit të ri, me vlerë rreth 23 milionë euro me TVSH, afro 8 milionë euro më shumë se preventivi i mëparshëm i miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Një tjetër element që ushqen dyshimet lidhet me faktin se, sipas dokumenteve, vetë operatori ekonomik “INVICTUS” ka përcaktuar gjurmën dhe mënyrën e realizimit të projektit, elementë që zakonisht përcaktohen paraprakisht nga institucionet publike dhe grupet teknike.

Në dokumentet shoqëruese të projektit dalin edhe kontradikta mbi zonën e shkarkimit të ujërave. Nga njëra anë, bashkia e konsideron zonën të favorshme për vetëpastrim natyror, ndërsa nga ana tjetër, kompania “INVICTUS” paralajmëron se bëhet fjalë për një zonë të mbyllur, pa qarkullim uji, ku ndotja mund të rritet ndjeshëm.

Po ashtu, janë ngritur pikëpyetje edhe mbi procedurat ligjore. Kontrata për realizimin e projektit është lidhur më 19 janar 2022, ndërsa leja e ndërtimit është dhënë më 10 shkurt 2022 nga Bashkia Durrës. Sipas ekspertëve, kjo bie ndesh me procedurat standarde, pasi leja duhet të merret përpara nisjes së punimeve.

Një tjetër element problematik lidhet me procesin e shpronësimeve. Vendimi për shpronësimin është miratuar në dhjetor 2022, ndërkohë që ka indicie se punimet kishin nisur më herët.

Dy muaj pas përmbytjeve të fundit, “Vetting” konstatoi në terren se një pjesë e kanalizimeve në qytet vazhdonin të ishin të bllokuara, me ujëra të ndenjura, kallamishte dhe mbeturina, çka tregon mungesë mirëmbajtjeje dhe problematika të vazhdueshme në sistemin kullues.

Ndërkohë, më 8 janar 2026, Prokuroria e Durrësit regjistroi procedim penal për veprat “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia”, duke përfshirë në hetim edhe dosjen e ndërtimit të hidrovorit.

Një projekt i prezantuar si zgjidhje përfundimtare për përmbytjet e Durrësit, sot po kthehet në objekt hetimi dhe në simbol të pikëpyetjeve mbi fondet publike, tenderët dhe mënyrën se si u realizua një nga investimet më të kushtueshme infrastrukturore në qytet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Bushati: Media në ditën më të zezë, Rama manipulon faktet dhe Berisha hesht për Klanin

Bushati: Media në ditën më të zezë, Rama manipulon faktet dhe Berisha hesht për Klanin

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip