Skip to content
Të Gjitha

Skandali i Bashkisë së Finiqit, i nxjerr njoftimet vetëm në gjuhën greke

· 1 min lexim

Bashkia e Finiqit ka shkelur haptazi rregullat e shtetit shqiptar.

Sipas “Newsbomb”, kjo bashki ka vendosur që të gjitha njoftimet t’i bëjë në gjuhën greke.

Në postimet e fundit në faqen zyrtare në rrjetet sociale, nuk ka përkthim në shqip.

Kjo është një shkelje e hapur ligjore, pasi çdo bashki është e detyruar që fillimisht të japë njoftimet në gjuhën vendase, që në rastin konkret është shqipja dhe më pas paralel me to të vendosë dhe përkthimin për minoritetin.

Bashkia e Finiqit drejtohet nga Kristo Panajot Kiço, nga radhët e partisë së minoritetit grek, MEGA.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, autoritetet shqiptare zhvilluan një aksion në Bashkinë e Finiqit dhe Konispolit, pasi emrat e rrugëve fillimisht ishin shkruar greqisht dhe më pas shqip.

Tabelat u hoqën dhe u vendosën në përputhje me legjislacionin shqiptar.