Ushtria belge është përfshirë në një skandal të madh lidhur me trafikun e armëve dhe drogës. Sipas medieve vendase, batalioni i katërt inxhinierik në Amay pranë Huy në Belgjikë është i përfshirë në këtë çështje. Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder, dhe kreu i ushtrisë, Michel Hofman, njoftuan se një numër i madh ushtarësh nga ky batalion janë pezulluar nga detyrat e tyre për shkak të fakteve serioze që kanë dalë në dritë nga hetimet. Një nën-njësi e batalionit është shpërbërë, ndërsa disa anëtarë janë nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Hetohet gjithashtu përdorimi i drogave brenda batalionit, si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Kjo situatë përshkruhet si një skandal i madh dhe një ngjarje “ndoshta unike” në historinë e Mbrojtjes së Belgjikës. Hetimet janë duke u zhvilluar nën drejtimin e zyrës së prokurorit federal.
Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...







