Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në One Albania/ Fshehën sulmin në zyrat e kompanisë, procedohen 8 punonjës

09:27 26/03/2025
Reading Time: 2 min lexim
Skandal në One Albania/ Fshehën sulmin në zyrat e kompanisë, procedohen 8 punonjës

Policia ka nisur procedimin penal për shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe një drejtues të kompanisë telefonike One Albania, pasi nuk kanë raportuar një sulm të ndodhur në ambientet e kompanisë në dhjetor 2024.

Sipas hetimeve, më 25 dhjetor, rreth orës 02:30, dy persona të maskuar kanë hyrë në zyrat e kompanisë duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga një punonjës i sigurisë së brendshme, i cili ka raportuar se nuk janë marrë sende dhe nuk ka pasur dëme materiale.

Megjithatë, në vend që të njoftonte autoritetet, ai dyshohet se ka informuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e sigurisë fizike të kontraktuar nga kompania.

Nga hetimet rezultoi se edhe përfaqësues të One Albania ishin në dijeni të incidentit, por nuk e kallëzuan atë në organet kompetente.

Pas veprimeve procedurale, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për veprat “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj:

• Dy punonjësve të sigurisë së brendshme të One Albania, G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe ndaj drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë, E. S., 38 vjeç.
• Drejtuesit teknik dhe katër punonjësve të kompanisë private të sigurisë fizike, A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç, dhe I. T., 62 vjeç.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve të sulmit dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e One Albania.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te problematikat e thella në sektorin e telekomunikacionit, ku dy kompani dominues, One Albania dhe Vodafone, shpesh operojnë si një oligopol.

Ato janë kritikuar për çmimet e larta dhe shërbimet e dobëta që ofrojnë, duke manipuluar tarifat dhe ofertat pa transparencë.

Pavarësisht ankesave të shumta nga qytetarët, këto kompani kanë arritur të rrisin tarifat dhe të mbajnë shërbime të dobëta, duke përfituar nga një treg i monopolizuar dhe pa konkurrencë të vërtetë.

Së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetime për abuzime me çmimet nga One Albania dhe Vodafone, megjithatë, ka dyshime të forta se ky hetim mund të mos çojë në asnjë rezultat konkret, siç ka ndodhur edhe në hetime të tjera të ngjashme që janë mbyllur pa ndonjë rezultat të dukshëm.

Përveç kësaj, hetimet për lidhjet mes kompanive dhe pushtetit lokal kanë nxjerrë në pah një skemë të mundshme korruptive.

Kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni.

SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: fshehen ngjarjenone albaniapunjones

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Vaksinat e fëmijëve, mjeku: Lidhja me autizmin është teori konspirative

Vaksinat e fëmijëve, mjeku: Lidhja me autizmin është teori konspirative

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip