Skandal me ndërtimet në Tiranë, pezullohet kreu i IMT, biznesmenit i bllokohet pasaporta dhe shpallet në kërkim rrjeti i inspektorëve

Një çështje e rëndë që prek drejtpërdrejt kontrollin e territorit në kryeqytet ka çuar në pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, ndërsa hetimet kanë zbuluar dyshime për një skemë të organizuar që mund të ketë lejuar ndërtime të paligjshme.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës disa ditë më parë, pas kërkesës së prokurorit Julian Xhengo. Sipas materialeve të paraqitura në gjykatë, ekzistojnë dyshime dhe prova që Sheqeri, në shkelje të detyrës, ka lejuar ndërtime pa leje brenda një kompleksi banimi në pronësi të biznesmenit Pandeli Carapuli.
Në të njëjtën dosje, gjykata ka vendosur edhe masën e sigurisë “bllokim pasaporte” për Carapulin, me qëllim që të mos largohet nga vendi gjatë zhvillimit të hetimeve.
Hetimet nuk ndalen vetëm te drejtuesi i IMT-së. Me të njëjtin vendim janë shpallur në kërkim edhe dy inspektorë të këtij institucioni, për të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një mekanizmi të brendshëm që, në vend të zbatimit të ligjit, mund të ketë toleruar ose favorizuar ndërtime pa leje.
Dyshimet e ngritura nga prokuroria flasin për një rrjet të strukturuar brenda IMT-së, ku kontrolli i territorit dhe zbatimi i ligjit mund të jenë anashkaluar në favor të interesave të caktuara private.
Ndaj Rigers Sheqerit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e funksionimit të kësaj skeme dhe përgjegjësitë konkrete të çdo personi të përfshirë.
Read next
Visar Mehmeti, deputeti i ri shqiptar në Serbi: Do të ngremë në Parlament problemet e Luginës së Preshevës, nga pasivizimi i adresave te mosnjohja e diplomave të Kosovës
Pas suksesit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku bashkimi i forcave politike…
“Të vret natën, të qan ditën”! Rama të vret me taksat tona, shpërblen dhunën me taksat tona, të dërgon jashtë të kurohesh po me taksat tona dhe lyp edhe meritat!
Të vret natën, të qan ditën! Policia e Ramës të plagos me paratë e tua, Rama premton 2,500…
Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Si u krijua Lista Studentore pa kryetar dhe parti tradicionale
Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi, përballë Listës Studentore, një…
Kur shqiptarët bashkohen, shkruajnë histori! Dyfishojnë deputetët në Parlamentin serb, një mësim për Maqedoninë e Veriut
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar një arritje të rëndësishme politike në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit…