Skip to content
Të Gjitha

Situatë kaotike në QSUT/ Pacienti i Neurokirurgjisë me COVID-19, kryente radio terapi

· 1 min lexim

Një pacient nga Fushë-Kruja i cili kryente radio terapi në shërbimin  e Neurokirurgjisë, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer pacientit janë izoluar, ndërsa u janë bërë testet 4 pacientëve të shtruar.

Pritet që të gjithë stafit të infermierëve t’u merren tamponët, pavarësisht se kanë qëndruar gjatë gjithë kohës të izoluar.

Fushë-Kruja është një vatër e nxehtë e COVID-19 në vendin tonë.

Shkak për këtë janë bërë fasoneritë në Krujë, ku punonjësit e tyre kanë krijuar vatra në Kurbin dhe Fushë-Krujë.

Ndërkohë numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 842, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.