Skip to content
Aktualitet

Situatë e jashtëzakonshme në vend/ Gjendje e rënduar e rrugëve, ja kush paraqitet më i rrezikuari

· 2 min lexim

Akset rrugore në vend janë bllokuar duke shkaktuar panik dhe stres te qytetarët. ARRSH ka bërë të ditur se aksi Milot-Lezhë është më problematiku ndërsa i kalueshëm është një pjesë në kryqëzimin e Tales ku kalimi bëhet me një korsi.

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë ARRSH ka njoftuar se janë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.Aksi është i kalushëm, përvecse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.Me konkretisht, situata paraqitet:

RAJONI VERIOR

Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR

Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR

Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.