Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata me zjarret në vend, 24 vatra në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ende aktive

11:36 18/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria po përjeton një situatë alarmante me zjarret, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 vatra aktive në disa zona të vendit.

Më shqetësueset mbeten ato në Dibër, Fier dhe Vlorë, ku flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha toke.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, deri tani janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 538 forca operacionale, 57 mjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë të cilët kanë ndërhyrë nga ajri një ditë më parë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura me pesë automjete zjarrfikëse janë vendosur në terren për të ndihmuar në zonat më të prekura.

Zjarri më problematik vijon të jetë në Parkun Kombëtar të Lurës, ku dy vatra janë ende aktive – një pranë Gurë Lurës dhe një tjetër afër kanalit të ujit të HEC-it.

Një vatër tjetër në Malin e Dejës po përhapet me shpejtësi drejt bashkisë Mat. Në Bulqizë, Mali i Peladhisë është përfshirë nga flakët, me rreth 32 hektarë të djegur, ndërsa një tjetër vatër mbi fshatin Vlash mbetet nën monitorim.

Në Fier dhe Mallakastër, flakët në zonën Drenovë–Gorishovë vazhdojnë të jenë të forta, duke rrezikuar edhe ullishtet e fshatit.

Në Himarë, zjarri në Borsh ka prekur një sipërfaqe pyjore, dhe megjithëse është zbutur, ende nuk është izoluar plotësisht. Ushtria ka qenë e pranishme për të ndihmuar në shuarjen.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se nuk parashikohen reshje, ndërsa rreziku i përhapjes së flakëve mbetet i lartë në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri maksimale, ndërkohë që u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë shërbimet emergjente në numrin 112 për çdo rast zjarri.

Etiketa: ZJARRET

Të tjera

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, i...

16:12 01/09/2025
“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran
Bota

“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran

Gazetarja dhe reporterja italiane Cecilia Sala ka ndarë për herë të parë detaje tronditëse mbi burgosjen e saj në Iran,...

12:25 01/09/2025
Para
Sezoni i ri i Superligës hidhet shorti për javën e parë

Sezoni i ri i Superligës hidhet shorti për javën e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

16:12 01/09/2025
“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran

“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran

12:25 01/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 1 shtator 2025

09:45 01/09/2025
SHIFRAT TRONDITËSE: 2% e territorit të Shqipërisë u përfshi nga flakët! Humbjet më të mëdha në Europë, vendi i vetëm pa flotë ajrore

SHIFRAT TRONDITËSE: 2% e territorit të Shqipërisë u përfshi nga flakët! Humbjet më të mëdha në Europë, vendi i vetëm pa flotë ajrore

18:48 31/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.