Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata e tensionuar me Serbinë, Osmani pritet sot nga shefi i NATO-s

11:46 07/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret më 7 shtator në Bruksel presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Po ashtu, Osmani dhe Stoltenberg pritet të bisedojnë për angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Në selinë e NATO-s, Osmani do të ketë edhe takime të tjera, përfshirë me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Rob Bauer. E para e shtetit po ashtu do të takohet me shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith dhe me përfaqësues të shteteve të tjera anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.

Që kur u rritën tensionet në fund të majit në veri të Kosovës, NATO vazhdimisht u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve në rajon që të përmbahen nga veprimet që do të rrisnin edhe më shumë tensionet dhe të bëjnë hapa për qetësimin e situatës. Aleanca po ashtu ka përsëritur se mbetet e përkushtuar që përmes KFOR-it të sigurojë qetësi dhe siguri për të gjithë në Kosovë.

Pas rritjes së tensioneve, NATO-ja rriti edhe numrin e ushtarëve të KFOR-it. Stoltenberg në të kaluarën disa herë ka deklaruar se aleanca ka forca të mjaftueshme për të zbatuar misionin e saj në Kosovë.

Kosova, ndërkaq, ka shprehur ambiciet e saj për të ecur drejt integrimit në NATO, së pari përmes përfshirjes në Programin e Partneritetit për Paqe e më pas të bëhet anëtare e aleancës.

Por, në NATO kanë theksuar se për pranimin e anëtarëve të rinj duhet miratimi i të gjithëve në Aleancë. Në NATO, katër nga 31 anëtarët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, përkatësisht Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia.

Në një debat të enjten para Parlamentit Evropian, Stoltenberg ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi dy organizata të ndryshme, por ndajmë të njëjtat vlera. Mbi 600 milionë evropianë jetojnë në vendet anëtare të NATO-së. Kur Suedia të bëhet anëtare e aleancës, 96 për qind e qytetarëve të BE-së do të jenë në NATO”, tha ai, duke nënvizuar rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes NATO-s dhe BE-së.

Të tjera

Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes
Aktualitet

Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes

Një aksident i rëndë ka tronditur autostradën A8 në Gjermani pak pas mesnatës, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus...

11:59 20/08/2025
Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës
Aktualitet

Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku një 32-vjeçar humbi jetën pas...

10:54 20/08/2025
Para

Scientists Made a Breakthrough on Life’s Origin and Can Change Everything

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të plagosur, dy mes jetës dhe vdekjes

11:59 20/08/2025
Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës

Vrasje në Divjakë, 32-vjeçari goditet për vdekje me thikë pas sherrit për kanalin vaditës

10:54 20/08/2025
Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi: 20 gusht 2025

09:54 20/08/2025
Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

Rama, Arjeta Puca dhe miku izraelit Yeffet: Skandali i monopolit të armëve që kthen mbrojtjen në biznes privat

21:25 19/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.