Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sikur mos të mjaftonte pandemia, turizmi merr shuplakën e fortë: Bregdeti i Kunes në Shëngjin drejt shkatërrimit

19:43 05/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Nëse ka diçka që biem dakord të gjithë, është se turizmi ka pësuar një goditje goxha të fortë nga pandemia, që duket në raport të zhdrejtë me prekjen e vendit tonë nga Covid-19, pasi siç kanë thënë ekspertët situata u menaxhua shumë mirë.

Mirëpo, sektori i turizmit nuk është menaxhuar si duhet dhe në nisje të sezonit veror problemet që po has janë nga më të ndryshmet, teksa operatorët turistikë janë në një kaos të vërtetë.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, turizmi po merr një shuplakë të fortë nga ndotja.

Ndotja e plazhit të Kunes në Shëngjin ka dëmtuar turizmin në këtë zonë, teksa nga vitit në vit pushuesit e kanë braktisur lagunën dhe plazhin e për pasojë bizneset në këtë zonë janë mbyllur.

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka thirrur në një takim përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe ekspertë të cilëve ju kërkoi që të zgjidhin këtë problematikë që mban turistët larg duke nisur nga indentifikimi i shkaktarëve të ndotjes.

Ai i ka tërhequr vëmendje ministrive, të Turizmit dhe të Bujqësisë, për këtë neglizhencë të treguar ndër vite.

“Duket se ka një problem me gjendjen e lagunave për shkak të ndotjes dhe bojkotimit të pushuesve. Jemi përballur me mungesë të kopetencës së strukturave të mjedisit. Dhe së dyti me mungesë bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë. Kjo ka sjellë bojkotimin e pushuesve”, është shprehur prefekti.

Nga ana tjetër, edhe kreu i Bashkisë, Pjerin Ndreu, është treguar i ashpër me strukturat qendrore, duke u shprehur se Lezha është një zonë turistike, por nuk ka marrë vlerësimet që duhet pothuajse nga asnjë strukturë qeveritare.

Më tej, ai shton se duhet një projekt për skaliera, gjë që nuk është dëgjuar nga asnjë ministri.

E para që duhet bërë, sipas tij, është të shtohet sasia e ujit, pasi Drini duhet të ketë rrjedhje më shumë duke e konsideruar këtë një dhimbje koke për Lezhën pasi është lumi më i ndotur në botë.

“Lezha është një zonë turistike, por nuk ka marrë vlerësimet që duhet pothuajse nga asnjë strukturë qeveritare, fare dhe ka qasje periferike për Lezhën. Në zonën e Kunes po e çojmë plazhin si në Patos. Shumë shpejt do të jemi para fenomenit të Patokut. Na duhet një projekt për skaliera s’ia kam dëgjuar asnjë ministrie. E para që duhet bërë të shtohet sasia e ujit. Drini duhet të ketë rrjedhje më shumë. Kjo është një dhimbje koke për Lezhën është lumi më i ndotur në botë. Është bërë maskaradë me derdhje e ujërave të zeza. Me fjalë janë bërë shumë. Duhet të ndërhyhet”, ka thënë Ndreu.

Padyshim kjo është një goditje e madhe për turizmit, teksa prej ditësh mediat kanë ngritur alarmin me ndotjen e lumenjve në të gjithë vendin.

Shqipëria, si një vend turistik dhe me potenciale të shumta, ndonëse duhet të ishte duke tentuar mundësi të reja për të tërhequr turistë përballet me probleme të tilla, teksa autoritetet rrinë duarkryq.

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Sherri me karrige e thyerje gotash në ish-Bllok: Protagonistë djali i Tom Doshit dhe nipi i Aqif Rakipit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.