Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sigurimi i automjeteve, miratohet rregullorja që ul nivelin e komisioneve të ndërmjetësimit

12:08 27/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e datës 26.10.2021 rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”. Kjo rregullore është hartuar në zbatim të pikës 6, neni 7 i Ligjit nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, ku parashikohet se “Komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti”.

Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesat që shoqëritë e sigurimit u japin agjentëve të tyre ose brokerave, për çdo shitje të një police (kontrate) sigurimi. Sipas përcaktimeve të nenit 4 të rregullores së miratuar nga AMF, “Shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë në total komisione ndërmjetësimi, për çdo policë të shitur, më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto, nga 1 janari i vitit 2022.” Kjo vlerë parashikohet të ulet më tej, duke nisur nga 1 janari 2023, duke zbritur në 18% të primit të shkruar bruto për çdo policë të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Në këtë mënyrë, kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit prek kontratat e sigurimit TPL, policat kufitare, si edhe Kartonin Jeshil. Nga të dhënat teknike dhe financiare, të raportuara nga shoqëritë e sigurimit, komisionet e ndërmjetësimit në këtë kategori sigurimi gjatë viteve të fundit rezulton të kenë qenë të larta, me një mesatare tregu prej afro 28%.

Rregullorja e miratuar nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës brenda kësaj periudhe deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re “Për komisionet e ndërmjetësimit” duhet të rishikojnë marrëveshjet e tyre me ndërmjetësit në lidhje me komisionet që ata përfitojnë për shitjen e kontratave të sigurimit. Kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit pritet të sjellë rritje të eficencës në shpenzimet e marrjes në sigurim, si edhe një administrim më të mirë të burimeve financiare të shoqërive të sigurimit.

Të tjera

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Aktualitet

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Një nga të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili...

18:50 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’
Aktualitet

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur organizatën kriminal të Çopjave, në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

18:09 08/08/2025
Para
Nis me debate komisioni hetimor për zgjedhjet: Mos fol kur flas unë

Nis me debate komisioni hetimor për zgjedhjet: Mos fol kur flas unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:50 08/08/2025
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

18:34 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

18:09 08/08/2025
Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

17:28 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.