Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Siguria ushqimore, Rama: “Për frutat dhe perimet zhurmë e padrejtë, cilësia e bukës problem real”

17:15 07/05/2019
Reading Time: 3 min lexim

Siguria ushqimore në produktet industriale, ku përfshihet dhe buka e përditshme për konsumatorin shqiptar, është në qendër të vëmendjes së fundmi. Një masë e rëndësishme në drejtim të rritjes së sigurisë ushqimore ka qenë ndalimi i importit të miellit me proteina nën 12%.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizituan një fabrikë mielli në Tiranë dhe ndër të tjera Rama tha se me ndryshimet më të fundit ligjore në Kodin Penal për abuzuesit me cilësinë e produkteve, kryesisht atyre industriale, do vendoset një standard i ri për produktet ushqimore.

“E vërteta është që situata përpara disa vitesh ishte shumë xhungël. Nuk merrej vesh çfarë futej. Nuk merrej vesh çfarë prodhohej. Patëm masën e parë të shtrëngimit, që ta ndalojmë grurin me proteinë nën 12%. U bë goxha betejë, sepse janë lobe, janë interesa, janë para e madhe dhe ndërkohë tani është koha që t’i japim fund çdo lloj pasigurie dhe çdo lloj kërcënimi që vjen për shëndetin nga ushqimi, sidomos nga ushqimet që janë prodhime industriale, siç është buka, sepse për sa i përket frutave dhe perimeve e vërteta është që është bërë zhurmë e madhe krejtësisht e padrejtë.

Kemi eksportuar rreth 300 mijë ton produkte vjet dhe faktikisht nuk është kthyer një kamion nga BE-ja, flas për perime, për fruta, ndërkohë që për këto, që nga buka dhe të tjerat, shqetësimi është real. Kështu që vendosja në Kodin Penal të masave që çojnë në heqje lirie për ata që kërcënojnë shëndetin do sjellë, jam i bindur, një përmirësim të menjëhershëm, sepse, në fund të fundit edhe një pjesë e atyre që e bëjnë këtë punë, e bëjnë me lehtësi, nuk e marrin shumë seriozisht edhe për faktin që, është diçka që sistemi nuk ka arritur dot ta godasë, apo ta frenojë. Me këtë, besoj që do vendoset standard përfundimisht për produktet ushqimore që vijnë nga industria e lehtë. Është e domosdoshme”  – deklaroi Kryeministri Rama.

Nga ana e tij ministri Çuçi deklaroi se masat e reja legjislative do t’i japin fund edhe abuzimeve nga prodhuesit e vegjël në furrat e bukës.

“Edhe forcimi që po i bëjmë ne tani gjithë pjesës edhe ndërprerjes së mashtrimit me produktin bujqësor që e futëm dhe në një nga nenet e posaçme te ndryshimet në Kodin Penal është drejtpërdrejtë në ndihmë të tyre, sepse sot i gjithë ai abuzim që bëhet me grurin është që, pothuajse në gjithë furrat e bukës ku blejnë konsumatorët aty prodhohen dhe ëmbëlsira dhe bukë masive. Ndërkohë që, për bukën masive ne e kemi vënë laksativë dhe kjo e ka ndihmuar shumë sektorin që duhet të ketë 12% minimumi nivelin e proteinës, gruri. Për ëmbëlsirat lejohet edhe 9%. Kështu që, këta abuzojnë pikërisht me këtë. Me gjithë këtë forcim ne kemi vënë një nen të posaçëm që në momentin që ne kapim një abuzues që bën bukë masive me grurë me nivel proteine 9% ai do të ndiqet penalisht” – u shpreh ministri Çuçi.​

Etiketa: bledi cuciedi ramaproblem cilësia e bukëssiguria ushqimorezhurmë e kot për cilësinë e fruta-perime

Të lidhura

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që ndodhi më 8 korrik...

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë
Aktualitet

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në zonën e Fushë-Krujës, ku janë përfshirë dy automjete, një “Audi R8”...

12:56 18/07/2025
Para

Trafikonin drogë në Zvicër, shkatërrohet rrjeti me 14-të shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni

Vrasja e Renis Dobrës / Katër persona të dyshuar si pjesëmarrës në rrëmbim, dy vëllezër rezultojnë jashtë vendit

13:18 18/07/2025
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Tiranë-Fushë Krujë, tre persona në gjendje të rendë

12:56 18/07/2025
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

12:36 18/07/2025
Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

Vonesa pa shpjegim dhe bileta të kripura: Si po abuzojnë me shqiptarët Wizz Air dhe Vueling

12:10 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.