Skip to content
Kryesore

Si përdori Suel Çela ish-gjyqtaren për dënimin e rivalit me mbi 20 vite burg

· 1 min lexim

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruar nga Dosja.al, zbardhen detaje për veprimet korruptive të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu në favor të bandës së Suel Çelës në Elbasan.

Sipas përgjimeve të Sky ECC, Suel Çela i kërkonte Klaus Matishit, një ndër ndërmjetësit e grupit, që të ndikonte në dënimin e Astrit Sinanajt, pjesë e një grupi rival, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan. Për këtë, Çela ofronte të paguante çfarëdo shume që do të kërkonte Fetahu, duke kërkuar që ajo të shpallte Sinanajn fajtor për vepra penale që parashikonin mbi 20 vite burgim.