Skip to content
Aktualitet

Si do të nisë java… Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë

· 2 min lexim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qendër të pozicionuar në ishujt Britanikë, e cila do të influencojë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E hënë, dt. 5 tetor 2020

Fillimi i javës 5 tetor 2020: moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu, me stuhi të përqendruara në zonën Veriperëndimore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/29°C

Zonat e ulëta  18/32°C

Zonat bregdetare 22/30°C

Kosova për ditën e hënë, 5 tetor 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 27°C-31C° gradë Celcius.

E martë, dt 6 tetor 2020

E martë, 6 tetor 2020 moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën Veriperëndimore në pjesën e parë të ditës.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/24°C

Zonat e ulëta  17/28°C

Zonat bregdetare 19/27°C

/Burimi: RTSH/GazetaReforma.com/