Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shtrirja e dorës ndaj opozitës, Bamir Topi: Shqipëria nuk ka nevojë për bashkëqeverisje!

21:38 14/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur ditën e  sotme në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.  Topi i ftuar në News 24, është shprehur se nuk është habi e madhe të ketë pazare dhe bashkëpunime midis Bashës dhe Ramës.

Gjithashtu ai ka vënë në dukje se vendit tonë nuk i hynë në punë bashkëqeverisja midis dy partive, por se i duhet bashkëpunimi në parlament.

Ai gjithashtu është shprehur se kryeministri Rama, tashmë duhet të dorëzojë disa institucione, sipas tij jo opozitës por publikut.

Pjesë nga Intervista

Bamir Topi: Unë kam parimet e mia dhe kur flas sepse së pari nuk orientohem tek konspiracionet. E dyta marr në analizën time burimet faktike, aty ku ndodh, ku është fakt. Shumë gjëra janë thënë e s’janë bërë ndërkohë shumë gjëra janë bërë e s’janë thënë. Mos e quani habi.

Ka raste kur në publik në një marrëveshje mund ti thonë të fundit njëri-tjetrin dhe në darkë ose të nesërmen janë bashkë.
Kjo ndodh dhe në studio televizive. Më ka ndodhur. Njerëzve ti japim një pasqyrë tjetër dhe kthejmë në biznes politikën.

Pyetja: A ka bashkëqeverisje Rama-Basha?

Bamir Topi: Rama e shtrin dorën, por nuk mendoj që Shqipëria sot ka nevojë të ketë bashkëqeverisje në ekzekutiv. Mendoj që termi i bashkërendimit të qeverisje e kam kuptuar ndryshe. Shqipëria ka nevojë për reforma që kërkohet prania dhe vota e opozitës. Kjo ka ndodhur në të kaluarën. Kur kërkohen 2/3 për Reformat ë rëndësishme. Ky është element i bashkëqeverisjes. Nëse kuptohej në ekzekutiv atëherë ky vend jo vetëm që ka një opozitë të dobët por riskon të mbetet pa opozitë. Do të shkonte në favor të Edi Ramës. Në formatin tim si politikan do të rekomandoja bashkëpunim në parlament. Rama duhet të demonstrojë me vepra atë që thotë me fjalë. Rama duhet të dorëzojë shumë institucione, jo opozitës, por publikut. Sot institucionet janë në dorë të militantëve. Kemi mjaft raste që kanë punuar në OJQ dhe katapultohen në politikë.
Kur shihet që dhe kryetari i opozitës është i përfolur për pazare politike me kryeministrin, dalim tek ajo që thamë, ku është transparenca, pse nuk flasin.
Në politikë kemi humbur interpretimin se punojnë për veten e tyre, klanet dhe interesat vetjake.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bamiropozitaTopi

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
A do të tërhiqet Berisha? Çfarë parashikon ish-Presidenti

A do të tërhiqet Berisha? Çfarë parashikon ish-Presidenti

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip