Skip to content
Të Gjitha

Shtohet numri i të dyshuarve me koronavirus, pritet përgjigja e analizave për një tjetër çift

· 1 min lexim

Që prej ditës së djeshme Shqipëria është futur në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi.

Aktualisht në vendin tonë janë konstatuar 6 persona të infektuar, ndërsa priten analizat për disa të dyshuar.

Më të fundit janë një çift, i ardhur nga Italia.

Mësohet se ata kishin udhëtuar drejt shtetit fqinj për të takuar fëmijët.

Atyre u janë marrë analizat dhe tashmë pritet përgjigja nga ISHP.

Njëkohësisht pritet përgjigja e analizave për një çift nga Skrapari dhe një rast të ardhur nga Sanatoriumi.

Kujtojmë këtu se pacienti zero në vendin tonë është një 28-vjeçar nga Puka, me banim në Tiranë.

Ky i fundit ka ardhur nga Fierenze në rrugë tokësore nga Hani i Hotit më 26 shkurt.

I riu ka infektuar babanë dhe 3 të afër të tij.

Ndërkohë pacienti i 6-të është një 31-vjeçar i cili kishte shkuar në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital.

Të 6-të pacientët ndodhen në urgjencën e Infektivit në QSUT jashtë rrezikut për jetën.