Skip to content
Uncategorized

Shtohen legjionarët në Evropë, mbrojtësi shqiptar shkon në ekipin e Seria A

· 1 min lexim

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka bërë një trasnferim të bujshëm në një nga ekipet me traditë në Seria A, FC Torinon.

Faqja zyrtare e ekipit italian ka publikuar firmosjen e kontratës dhe dakordësimin me 25-vjeçarin nga Kosova.

Ekipi i Torinos ka bërë me dije se mbrojtësi 25-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës, ka firmosur kontratë 4 vjeçare me ta. Vojvoda ka luajtur më parë edhe me ekipe si Mouscron, apo edhe për Standart Liege në Belgjikë.

Ndërkohë trajneri i Torinos, Giampaolo, ka përgatitur një listë emrash të cilët kërkon me ngulm t’i transferojë në Olimpic Torino.

Ekipi italian e kishte kërkuar mbrojtësin e Kosovës disa herë dhe ia arriti që të fitojë betejën për ta marrë atë ndaj rivalëve të Atalantës.