Skip to content
Aktualitet

Shqiptari hero, sfidon flakët e futet në shtëpinë e grekëve për të shpëtuar qentë

· 1 min lexim

Një shqiptar është cilësuar si hero nga shtei grek, pasi shpëtoi nga flakët dy qentë e një familjeje greke.

30-vjeçari Anton Nake, kishte dëgjuar klithmat e kafshëve kur rrezikonin të digjeshin nga flakët dhe u fut që t’i shpëtonte. Sipas raportimeve të mediave, njëri nga qentë, ai që ndodhej pas derës, i ishte hedhur në krahë sa e kishte parë.

Ndërsa qeni tjetër e kishte sulmuar, por kjo nuk e ndaloi Antonin që ta shpëtonte nga zjarri. Nake u shpreh se kishte vepruar instiktivisht në mënyrë që të fitonte edhe kohë.

Anton Nake është shpërngulur në Greqi qëkur ishte 6-vjeç dhe tani punon si shpërndarës i ushqimeve të shpejta.