Ministri i Jashtëm Igli Hasani sot njoftoi se Shqipëria do të hapë ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi. “Në Këshillin e Ministrave, sot miratuam hapjen e ambasadave në këto tre shtete, të nxitur nga objektivat strategjike dhe kërkesa për të qenë më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Hasani. Ai shtoi se këto hapje janë pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar praninë dhe ndikimin e Shqipërisë në skenën globale. Këto vendime reflektojnë rëndësinë e vazhdueshme të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe rritjen e interesit të shtetasve shqiptarë për të udhëtuar dhe zhvilluar marrëdhënie me këto vende.
Molotovë dhe flakë para Parlamentit, katër policë digjen mes kordonit të sigurisë
Protesta e zhvilluar para godinës së Parlamenti i Shqipërisë u përshkallëzua në skena dhune, pasi në drejtim të kordonit të...








