Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Reading Time: 3 min lexim

Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell King arrijnë në konkluzionin se për të mbajtur të rinjtë në vend, Shqipëria ka nevojë për një transformim të strukturës prodhuese, në drejtim të zgjerimit të bazës ekonomike, rritjes së vlerës së shtuar dhe krijimit të vendeve të punës të qëndrueshme dhe të kualifikuara.

Një strukturë e tillë do të zgjeronte mundësitë e biznesit, punësimit dhe të ardhurave, duke rritur perceptimet për perspektiva më pozitive ekonomike dhe sociale në vend, veçanërisht te të rinjtë dhe te shtresat më të arsimuara të popullsisë.

Transformimi do të krijonte, njëkohësisht, kushtet për investimin më efikas të kursimeve dhe remitancave të emigrantëve, do të nxiste rikthimin e tyre dhe do të lehtësonte qarkullimin e kapitalit human midis Shqipërisë dhe diasporës.

Sipas tyre, realizimi i këtij procesi kërkon politika të orientuara drejt sektorëve me potencial të lartë zhvillimi dhe punësimi cilësor.

Së dyti, sipas tyre, Shqipëria ka nevojë për rritje të qëndrueshme të shpenzimeve publike (si përqindje e PBB-së) në arsim dhe kulturë, shëndetësi dhe shkencë, në mbrojtjen e mjedisit dhe në zhvillimin e infrastrukturës.

Këto fusha dhe sidomos arsimi, përbëjnë jo vetëm baza të zhvillimit afatgjatë, por janë gjithashtu faktorë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen migratore, veçanërisht të të rinjve dhe profesionistëve.

Ekspertët pohojnë se politikat publike në arsim duhet të orientohen drejt rritjes së cilësisë, ndërkombëtarizimit dhe lidhjes së tij me tregun e punës. Përparësi do të ishte rritja progresive e financimit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, e shoqëruar me mekanizma konkurrues për financimin e universiteteve dhe projekteve kërkimore.

Paralelisht, mund të zhvillohen programe të përbashkëta kërkimore dhe mësimore me universitete europiane dhe skema të mobilitetit akademik që përfshijnë edhe diasporën shkencore shqiptare, duke lehtësuar transferimin e njohurive dhe rritjen e standardeve akademike.

Ekspertët mendojnë se forcimi i lidhjeve midis universiteteve dhe sektorit privat përmes praktikave profesionale, inkubatorëve universitarë dhe partneriteteve me industrinë do të rriste punësimin e të diplomuarve dhe do të përmirësonte perspektivat profesionale për të rinjtë në vend.

Z. Gëdeshi dhe z. King sugjerojnë se, Shqipëria ka nevojë për një sistem të ndërtuar mbi meritokracinë dhe transparencën, ku progresi arsimor dhe profesional të kushtëzohet nga kualifikimi, puna dhe performanca, dhe jo nga nepotizmi, politika apo korrupsioni.

Ata këshillojnë se Shqipëria duhet të nxisë kthimin dhe riintegrimin e emigrantëve duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare. Politikat e rikthimit duhet të synojnë jo vetëm riatdhesimin fizik, por edhe integrimin ekonomik.

Përvoja e disa vendeve europiane tregon se politikat e kthimit janë më efektive kur shoqërohen me masa konkrete për integrimin profesional dhe ekonomik të të kthyerve, duke përfshirë mbështetje për punësim, sipërmarrje dhe investim.

Paralelisht, mund të zhvillohen skema të posaçme për rikthimin e profesionistëve të kualifikuar, që të përfshijnë njohjen e përshpejtuar të kualifikimeve, lehtësi të përkohshme fiskale dhe programe për integrimin profesional në sektorë prioritarë si shëndetësia, arsimi, teknologjia e informacionit dhe administrata publike.

Masa të tilla do të kontribuonin në transformimin e migracionit të kthimit në një mekanizëm për transferimin e njohurive dhe kapitalit njerëzor, duke e lidhur më ngushtë diasporën me zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit, pohon z. Gëdeshi.

Masa të tilla, sipas tyre, do të forconin lidhjen midis migracionit qarkullues dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke lehtësuar qarkullimin e rregullt të fuqisë punëtore midis Shqipërisë dhe vendeve pritëse.

Në afat të shkurtër dhe të mesëm, disa masa parësore do të ishin hartëzimi i diasporës profesionale dhe sipërmarrëse në vendet kryesore pritëse, krijimi i platformave digjitale për komunikim dhe ndërmjetësim me institucionet dhe tregun e punës në Shqipëri, si dhe zhvillimi i programeve për angazhimin e ekspertëve të diasporës në administratën publike, universitete dhe sektorë strategjikë.

Këto masa do të mundësonin kalimin e diasporës shqiptare nga një rol tradicional si burim remitancash drejt një roli më strategjik si aktor zhvillimi, inovacioni dhe ndërkombëtarizimi të ekonomisë shqiptare. /Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip